Axios: Forca speciale amerikane dhe izraelite drejt Iranit për rezervat bërthamore

Axios: Forca speciale amerikane dhe izraelite drejt Iranit për rezervat bërthamore

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë zhvilluar bisedime mbi mundësinë e dislokimit të forcave speciale në Iran. Ky operacion i mundshëm, i planifikuar për një fazë të mëvonshme të një konflikti, do të kishte si qëllim marrjen nën kontroll të rezervave të uraniumit të pasuruar të Republikës Islamike. Lajmi është bërë publik nga portali amerikan Axios, i cili citon katër burime të informuara mbi këto diskutime strategjike. Operacioni do të fokusohej në sekuestrimin e stokut iranian të uraniumit të pasuruar në nivele të larta, një element thelbësor për prodhimin e armëve bërthamore. Deri më tani, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë zyrtarisht mbi raportimin. Më herët, ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar se një nga objektivat kryesore të çdo konflikti do të ishte parandalimi...