Automjeti me shpejtësi tej normave del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Gramsh

Automjeti me shpejtësi tej normave del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Gramsh

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të Gramshit. Raportohet se një automjet me shpejtësi tej normave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke u përplasur me shtyllën. Në momentin e aksidentit ka pasur edhe qytetarë me fëmijë duke ecur në trotuar por që kanë shpëtuar mrekullisht.