Austria do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 14 vjeç
Qeveria trepartiake e udhëhequr nga konservatorët në Austri planifikon të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç. Anëtarët e kabinetit njoftuan një marrëveshje midis tyre mbi parimin e një ndalimi, që synon mbrojtjen e fëmijëve nga “algoritmet që shkaktojnë varësi” dhe përmbajtje që përfshin abuzimin seksual, por nuk mundën të thoshin se kur do të fillonte kjo dhe ende nuk kanë rënë dakord se si do të zbatohet. “Ne do t’i mbrojmë me vendosmëri fëmijët dhe të rinjtë në të ardhmen nga efektet negative të rrjeteve sociale”, tha zëvendëskancelari Andreas Babler i Social Demokratëve. “Nuk do të rrimë më duarkryq dhe të shikojmë ndërsa këto platforma i bëjnë fëmijët tanë të varur dhe shpesh edhe të sëmurë”, shtoi ai. Australia futi një...
Burimi:
opinion.al