Australia përgjysmon taksën e karburanteve për të lehtësuar qytetarët nga rritja e çmimeve
Qeveria australiane ka vendosur të përgjysmojë taksën e karburantit për një periudhë tre mujore, në përpjekje për të mbështetur drejtuesit e automjeteve që po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Anthony Albanese. Aktualisht, taksa është 52 cent për litër, por do të reduktohet përkohësisht në gjysmën e saj. Masa pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 1.75 miliardë dollarë australianë. “Po ulim koston e karburanteve sot, sepse e kuptojmë që australianët janë nën presion të madh”, deklaroi Albanese, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme. Rritja e çmimeve është bërë tashmë e dukshme. Në New South Wales, çmimi mesatar i benzinës u rrit nga 1.82 në 2.48 dollarë australianë për litër brenda pak javësh, ndërsa nafta arriti...
Burimi:
vizionplus.tv