Atentati ndaj biznesmenit ukrainas në Monako, autori dyshohet se ka ikur në Itali
Pak agjentët e Principatës së Monakos dhe forcat e rendit franceze janë ende në kërkim të një personi me pantallona të çelëta dhe një kapelë të zezë, i cili të hënën në mbrëmje u filmua nga kamerat e sigurisë pasi la një çantë shpine me një bombë përpara ndërtesës ku jeton Vadim Ermolaev, 58 vjeç, një biznesmen shumë i pasur me origjinë ukrainase, por që ka marrë shtetësinë qipriote në vitin 2019. Një furgon i policisë shkencore ndodhet ende i parkuar përpara hyrjes së ndërtesës. Banor i Monakos që nga viti 2021, Ermolaev që prej dhjetorit 2023 është nën sanksione të vendosura nga presidenti Volodymyr Zelensky për aktivitetet e tij tregtare në Krime, e aneksuar nga Rusia. Ai është plagosur rëndë, por jeta e tij...
Burimi:
javanews.al