Astronautët e Artemis II në Shtëpinë e Bardhë, Trump thotë se SHBA-të do të publikojnë më shumë informacione për UFO-t
Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë ekuipazhin e misionit historik Artemis II, gjatë një takimi dhe konference për shtyp në Zyrën Ovale. Katër astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen u nderuan për arritjen e tyre në këtë mision të rëndësishëm. Gjatë fjalës së tij, Trump i vlerësoi astronautët për guximin dhe aftësitë e tyre, por nuk mungoi as humori, duke thënë se nuk do ta kishte të vështirë të ishte pjesë e një misioni të tillë, duke përmendur gjendjen e tij të mirë fizike. Misioni Artemis II theu rekordin e vendosur nga Apollo 13 për distancën më të madhe të përshkuar nga Toka, duke arritur mbi 406 mijë kilometra. Udhëtimi 10-ditor përfundoi me sukses më 10 prill në Oqeanin Paqësor...
Burimi:
vizionplus.tv