Arrinte vlerën e 800 milionë eurove, publikohen pamjet e sekuestrimit më të madh të kokainës në Evropë

Arrinte vlerën e 800 milionë eurove, publikohen pamjet e sekuestrimit më të madh të kokainës në Evropë

Policia spanjolle ka publikuar pamje të sekuestrimit më të madh të kokainës në Evropë, pas kontrolleve në një anije pranë Ishujve Kanarie në fillim të këtij muaji. Një imazh i ngarkesës së madhe të vendosur në një skelë në Madrid, si dhe një fotografi e armëve të gjetura në bord, u publikuan nga Guardia Civil, një njësi elitare që heton krime të rënda. Oficerët zhvilluan kontrolle në bordin e anijes “Arconian” 90 metra të gjatë, të regjistruar në Ishujt Komore, ku gjetën 27 ton (27,215 kg) drogë, me vlerë më shumë se 700 milionë paund (812 milionë euro). Sipas Gjykatës së Lartë të Spanjës, në kuadër të operacionit janë ndaluar edhe 23 persona, ekuipazh i anijes. Ngarkesa e javës së kaluar tejkalon rekordin e mëparshëm...