Arrestohet një grek në Britani, dyshohet se spiuonte në favor të Iranit
Një shtetas grek, 46 vjeç, është arrestuar në Britani nën dyshimet për spiunazh në favor të një shërbimi inteligjent që besohet të jetë iranian. Shërbimi Kundër Terrorizmit në Londër bëri të ditur se 46-vjeçari, i cili jeton në Mynih, pritet të dalë para Gjykatës së Magjistraturës në Ëestminster më vonë gjatë ditës së sotme. Sipas policisë, ai u arrestua më 16 maj në Ëest Sussex nga detektivët e njësisë kundër terrorizmit, në bazë të nenit 27 të Aktit të Sigurisë Kombëtare 2023, dhe më pas u dërgua në një stacion policie në Londër. Gjykata e Magjistraturës në Ëestminster lëshoi një urdhër paraburgimi ndaj tij, duke e zgjatur ndalimin deri më 30 maj, përpara miratimit të akuzave. Policia Metropolitane e Londrës deklaroi se autoritetet nuk besojnë...
Burimi:
vizionplus.tv