Arrestohet 17-vjeçari në Norvegji, dyshohet se kishte planifikuar sulm me eksploziv ndaj bazës së NATO-s
Policia norvegjeze ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi dyshohet se po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj objekteve të NATO-s në jugperëndim të vendit, raportoi televizioni shtetëror NRK. Sipas raportimeve, adoleshenti, i lindur dhe rritur në Norvegji, ishte parë në shkollë me një flamur të Shtetit Islamik. I riu u la në paraburgim për dy javë. Ai i ka mohuar akuzat kundër tij, tha për AFP avokati i tij Lnut Lerum. Arrestimi u krye nga shërbimet e sigurisë së brendshme PST, të cilat janë përgjegjëse për çështjet e kundërterrorizmit. Sipas dokumenteve të cituara nga NRK, adoleshenti kishte planifikuar një sulm me eksploziv në Qendrën e Përbashkët të Luftës së NATO-s (JWC) në Jäten, Stavanger, në Norvegjinë jugperëndimore. Autoritetet e sigurisë nuk kanë dhënë ende një koment...
Burimi:
vizionplus.tv