Arrestimi i Maduros tremb Vuçiçin: U përmbys rendi botëror. Kërcënim për sigurinë e Serbisë është Prishtina, Tirana, Zagrebi…

Arrestimi i Maduros tremb Vuçiçin: U përmbys rendi botëror. Kërcënim për sigurinë e Serbisë është Prishtina, Tirana, Zagrebi…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thirri një mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare, për shkak të atyre që ika cilësuar si “krime të papara në skenën politike ndërkombëtare”. Pas përfundimit të mbledhjes së mbajtur në ndërtesën e Presidencës së Serbisë, Vuçiç deklaroi se në rend dite kanë qenë tri tema kryesore: siguria ushtarake dhe politike rajonale, siguria energjetike dhe aksioni amerikan në territorin e Venezuelës. “Pozita jonë do të bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe komplekse”, tha ai, duke shtuar se rendi i vjetër botëror po shembet dhe se rregullat ndërkombëtare nuk po funksionojnë më. Sipas tij, e drejta ndërkombëtare publike dhe sistemi i Kombeve të Bashkuara ekzistojnë vetëm “në letër”, shkruan Blici serb. “Ne, si një shtet i vogël, do të vazhdojmë...