Arrestimi i ish-Princit Andrew, reagon edhe Presidenti Trump: Diçka e trishtueshme për familjen mbretërore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka cilësuar arrestimin e ish-Princit Andrew, si diçka shumë të trishtueshme. Ish-princi, i cili u arrestua mëngjesin e kësaj të enjteje, akuzohet për “keqpërdorim të detyrës publike”. Në një deklaratë për mediat, Trump tha nga Air Force One: “Mendoj se është një turp. Mendoj se është shumë trishtueshëm. Mendoj se është shumë, shumë keq për familjen mbretërore. Për mua, është një gjë shumë e trishtueshme.” Trump e cilësoi Mbretin Charles si një “njeri fantastik” dhe shtoi se ai do të vizitojë SHBA-në së shpejti. Nëse vizita e Mbretit Charles realizohet, ai mund të bëhet monarku i parë që viziton SHBA-në në 20 vitet e fundit, me planin e një vizite shtetërore për të festuar 250-vjetorin e shtetit...
Burimi:
top-channel.tv