Arrestimet e prodhuesve të dronëve në Rusi vënë në pah akuzat për korrupsion në kohë lufte

Arrestimet e prodhuesve të dronëve në Rusi vënë në pah akuzat për korrupsion në kohë lufte

Dy raste të profilit të lartë kundër figurave udhëheqëse të industrisë së dronëve në Rusi kanë vënë në pah pretendimet e blogerëve pro luftës se korrupsioni po minon pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Moska. Rasti më i fundit ishte arrestimi i dy drejtorëve të një kompanie të quajtur Drone Solutions më 8 gusht. Kjo gjë pasoi arrestimin në qershor të miliarderit Valery Kustov, një figurë e fuqishme në industrinë e dronëve. Të dyja rastet lidhen me akuza për mashtrim dhe, në po të dyja rastet, dronët e zhvilluar nga kompanitë përkatëse ishin prezantuar më herët para presidentit rus, Vladimir Putin, si shembuj të novacionit vendas. Drone Solutions ia prezantoi produktin e saj, të quajtur Aist (Lejleku), Putinit në prill. Kompania tha se...