“Armët e tyre po përdoren ndaj Rusisë”/ Kremlini kërcënon Europën: Gabimi më i madh që po bën është refuzimi i dialogut me ne

“Armët e tyre po përdoren ndaj Rusisë”/ Kremlini kërcënon Europën: Gabimi më i madh që po bën është refuzimi i dialogut me ne

Kremlini ka deklaruar se Evropa nuk mund të ndërmjetësojë në konfliktin në Ukrainë, duke argumentuar se kontinenti po qëndron pranë Kievit. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha gjatë një konferencë për mediat se armët evropiane po përdoren drejtpërdrejt kundër Rusisë, gjë që e bën të pamundur rolin e ndërmjetësuesit nga ana e Bashkimit Europian. “Për momentin, Evropa është palë në konflikt përkrah Ukrainës. Të mos harrojmë se armët evropiane po qëllojnë drejtpërdrejt drejt nesh dhe është e pamundur ta injorojmë këtë. Prandaj, natyrisht, Evropa nuk mund të pretendojë se po ndërmjetëson në asnjë mënyrë,” u shpreh Peskov, i cituar nga agjencia Interfax. Në të njëjtën linjë, Peskov kritikoi Brukselin për refuzimin e dialogut me Moskën, duke e cilësuar këtë si gabimin më të madh...