Armëpushimi Izrael-Liban në fuqi, Trump: Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin

Armëpushimi Izrael-Liban në fuqi, Trump: Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin

Presidenti Donald Trump thotë se Irani ka rënë dakord të dorëzojë uraniumin e pasuruar, një nga pikat kyçe të mosmarrëveshjes në negociatat për përfundimin e luftës. Sipas tij, bisedimet mund të rifillojnë që këtë fundjavë, me Uashingtonin dhe Teheranin qw ndodhen “shumë pranë” një marrëveshjeje. Kjo deklaratë e Trump-it vjen në një kohë kur ka hyrë në fuqi një armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit. Duke folur në një aktivitet në Las Vegas mbi ekonominë amerikane, ai dha një nga vlerësimet më optimiste për luftën që nga fillimi i saj, duke thënë se situata “po shkon shumë mirë” dhe se pritet të përfundojë së shpejti. Më herët, në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se Irani ka rënë dakord të mos sigurojë armë bërthamore dhe të dorëzojë atë...