“Armëpushim pa kushte dhe heqja e sanksioneve”/ Marrëveshja mes SHBA dhe Iranit, cilat janë 10 pikat kryesore të draftit për paqe

“Armëpushim pa kushte dhe heqja e sanksioneve”/ Marrëveshja mes SHBA dhe Iranit, cilat janë 10 pikat kryesore të draftit për paqe

Një marrëveshje e shumëpritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të finalizohet brenda orëve të ardhshme, pas javësh negociatash intensive të ndërmjetësuara nga Katari dhe Pakistani. Sipas raportimeve të Al Arabiya, drafti final i marrëveshjes përfshin dhjetë pika kryesore që synojnë t’i japin fund konfliktit dhe tensioneve të vazhdueshme mes dy vendeve që nga fundi i muajit shkurt. Megjithatë, ajo që bie në sy është mungesa e çdo reference direkte për programin bërthamor iranian, një nga çështjet më të ndjeshme në raportet mes Uashingtonit dhe Teheranit. Sipas mediave saudite, marrëveshja parashikon: -Një armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe pa kushte në tokë, det dhe ajër. -Angazhim të ndërsjellë për të mos sulmuar infrastrukturën ushtarake, civile apo ekonomike. -Ndalimin e të gjitha operacioneve ushtarake dhe...