Harta e re territoriale, këshillat bashkiakë të Këlcyrës e Klosit i thonë “Jo” shkrirjes së bashkive, protesta edhe…

Harta e re territoriale, këshillat bashkiakë të Këlcyrës e Klosit i thonë “Jo” shkrirjes së bashkive, protesta edhe…

Drafti i reformës administrativo-territoriale po kundërshtohet nga institucionet vendore. Këshilli Bashkiak i Klosit u mblodh të enjten (dje) për të diskutuar mbi propozimin e mazhorancës socialiste për reformën territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Në mbledhje morën pjesë këshilltarët bashkiakë, drejtues vendorë dhe dhjetëra banorë të zonës. Gjatë diskutimeve, këshilltarët u shprehën unanimisht kundër bashkimit me Bashkinë Mat, duke deklaruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar vendimin, pa përjashtuar edhe organizimin e protestave. Në mbledhje mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e cila bëri të ditur se projekt-propozimi i reformës ka mbërritur në bashki dy ditë më parë. Ajo sqaroi se dokumenti parashikon një periudhë 60-ditore konsultimi publik,...