“Armata” amerikane drejt Iranit, Trump nis USS Abraham Lincoln në Gjirin Persik
Donald Trump e paralajmëroi Iranin se Shtetet e Bashkuara janë duke vëzhguar çdo lëvizje të tij, dhe njoftoi se një flotë amerikane po lëviz drejt Republikës Islamike. Pohimi i tij vjen në vazhdën e protestave të dhunshme dhe kërcënimeve të shefit të Shtëpisë së Bardhë se do të sulmojë, nëse sulmohen tubuesit e pafajshëm. Duke folur për gazetarët në Air Force One gjatë kthimit nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Trump përsëriti se, “Irani po mbahet në lupë”, e foli për anije ushtarake që po shkojnë drejt rajonit, për t`u angazhuar në rast nevoje. “Kemi një flotilje të madhe që shkon në atë drejtim. Do të shohim se çfarë ndodh. Kemi një forcë të madhe që shkon drejt Iranit. Unë do të preferoja të mos...
Burimi:
top-channel.tv