Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit
Arabia Saudite ka njoftuar se ka interceptuar dhe shkatërruar 10 dronë gjatë orëve të fundit, sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes në rrjetet sociale, sipas BBC. Ndërkohë, edhe vende të tjera të Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti kanë raportuar sulme gjatë natës. Rajoni është përballur me një valë të përsëritur sulmesh në 24 orët e fundit, duke përfshirë edhe goditje ndaj infrastrukturës së rëndësishme.
Burimi:
javanews.al