Apple revolucion me Siri, asistenti i ri me AI do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet

Apple revolucion me Siri, asistenti i ri me AI do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet

Apple po përgatit një revolucion në inteligjencën artificiale me një version krejtësisht të ri të Siri, që pritet të prezantohet këtë verë. Gjiganti amerikan Apple Inc. po punon për një version të avancuar të asistentit virtual Siri, i cili pritet të transformohet nga një komandë e thjeshtë zanore në një asistent inteligjent të plotë me AI. Sipas raportimeve ndërkombëtare, Siri i ri do të funksionojë si një chatbot, i ngjashëm me platformat moderne të inteligjencës artificiale, duke mundësuar komunikim të vazhdueshëm dhe përgjigje më të detajuara për përdoruesit. Ndryshe nga versionet aktuale, asistenti do të ketë aftësi të avancuara për të analizuar email-e, dokumente dhe të dhëna personale, si edhe për të kryer veprime brenda dhe mes aplikacioneve. Apple po teston gjithashtu një aplikacion të...