Anija turistike me të infektuarit me Hantavirus, riatdhesohen 76 persona. Një francez shfaq simptoma

Anija turistike me të infektuarit me Hantavirus, riatdhesohen 76 persona. Një francez shfaq simptoma

Deri më tani, 76 persona janë riatdhesuar në shtatë vende. Ata ishin në bordin e anijes turistike MV Hondius, e cila u prek nga një shpërthim i hantavirusit dhe aktualisht ndodhet pranë brigjeve të Tenerife-s. Fluturime të tjera për në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Holandë janë planifikuar për orët e ardhshme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë spanjolle. Sipas përditësimit të fundit operativ, 14 shtetas spanjollë, pesë shtetas francezë, katër shtetas kanadezë, 26 pasagjerë për në Holandë, 22 për në Mbretërinë e Bashkuar, dy për në Irlandë dhe tre për në Turqi janë riatdhesuar. Ndërkaq, raportohet se një nga francezët e evakuuar ka shfaqur simptoma, teksa mjekët e kanë izoluar dhe kanë nisur procedurat e nevojshme. Tre persona kanë vdekur në shpërthimin e epidemisë në anijen...