Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

Shitja e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine për fëmijët nën moshën 16 vjeç do të ndalohet në Angli duke filluar nga prilli i ardhshëm, sipas legjislacionit të ri qeveritar që synon përmirësimin e shëndetit të fëmijëve. Në një deklaratë të qeverisë britanike thuhet se ligji do ta bëjë të paligjshme shitjen e pijeve energjike që përmbajnë më shumë se 150 miligramë kafeinë për litër për këdo nën moshën 16 vjeç. Kufizimi do të zbatohet në të gjitha pikat e shitjes me pakicë, përfshirë supermarketet, dyqanet e lagjes, restorantet, kafenetë, makinat automatike të shitjes dhe shitësit online. Sipas qeverisë, rreth 100 mijë fëmijë në Angli konsumojnë çdo ditë pije energjike me përmbajtje të lartë kafeine. Zyrtarët thanë se provat tregojnë se konsumimi i rregullt...