Aneksimi i Groenlandës, Trump këmbëngul: Nuk do përdorim forcë për ta marrë, por…
Donald Trump ZVICËR- Presidenti Donald Trump e paraqiti argumentin e tij për blerjen e Groenlandës në Forumin Ekonomik Botëror në Dacos të Zvicrës të mërkurën, duke deklaruar se nuk do të përdorte forcë në Groenlandë, por këmbënguli se dëshiron "ta marrë, duke përfshirë të drejtën, titullin dhe pronësinë”. Trump këmbënguli gjatë një fjalimi 75-minutësh, i cili përfshinte shumë tema, se Groenlanda përfaqëson “një interes thelbësor të sigurisë kombëtare” që “do ta rriste shumë sigurinë e të gjithë” aleancës së NATO-s nëse do të kontrollohej plotësisht nga Shtetet e Bashkuara. “Po kërkoj negociata të menjëhershme për të diskutuar përsëri blerjen e Grenlandës nga Shtetet e Bashkuara”, tha Trump. “Ashtu siç kemi fituar shumë territore të tjera gjatë historisë sonë, siç kanë bërë shumë nga kombet evropiane… nuk ka...
Burimi:
zeri.ai