ANALIZA/ Putini uron Trump por pa një dhuratë për Ukrainën, pse Moskës i intereson të mbajë të hapura negociatat me SHBA-në

ANALIZA/ Putini uron Trump por pa një dhuratë për Ukrainën, pse Moskës i intereson të mbajë të hapura negociatat me SHBA-në

Urime të shumta, por pa dhurata për Ukrainën, ku bombat ruse mbi civilët nuk u ndalën as natën e Krishtlindjes. Çfarë synimesh (dramatike) rezervon Vladimir Putini për vitin 2026 mund të kuptohet edhe nga fjalët e zëdhënësit të tij, Dmitri Peskov: presidenti i ka dërguar një telegram urimi Trumpit, deklaroi sot Peskov për gazetarët, duke sqaruar gjithashtu se për momentin nuk ka asnjë shenjë përmirësimi në horizont për luftën në Ukrainë, pas bisedimeve të javës së kaluar në Miami të të dërguarit rus Dmitriev me Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner. “Po analizojmë atë që Dmitriev i ka përcjellë Putinit, po e shqyrtojmë këtë material dhe më pas, në varësi të vendimeve që do të marrë kreu i shtetit, do të vazhdojmë komunikimin...