Analiza e Financial Times/ Lufta në Ukrainë ka hapur një ‘vrimë të zezë’ në ekonominë ruse, ja sa do i kushtojnë shpenzimet ushtarake këtë vit Kremlinit
Shpenzimet e Rusisë për luftën në Ukrainë pritet të tejkalojnë buxhetin e këtij viti me rreth 2 trilionë rubla (28 miliardë dollarë), duke e detyruar Kremlinin të marrë në konsideratë shkurtime të konsiderueshme të shpenzimeve në vitet e ardhshme, sipas një letre të cituar nga Financial Times. Dokumenti tregon se Ministri i Financave Anton Siluanov i kishte kërkuar qeverisë në shkurt të ngrinte shpenzimet e planifikuara në fusha të tjera në mënyrë që të mbulonte kostot në rritje të luftës. Ky zhvillim zbulon vështirësitë e konsiderueshme të Moskës në financimin e fushatës së saj ushtarake, pavarësisht faktit se ajo tashmë ka ndarë 16.84 trilionë rubla (238 miliardë dollarë) për mbrojtje dhe siguri, një shumë ekuivalente me pothuajse 40% të buxhetit shtetëror të këtij viti. Kremlini...
Burimi:
top-channel.tv