Amerikanët hodhën në kosh dhuratat e udhëheqësve kinezë, prapaskenat nga veprimi i pazakontë

Amerikanët hodhën në kosh dhuratat e udhëheqësve kinezë, prapaskenat nga veprimi i pazakontë

Një veprim i pazakontë dhe simbolik nga delegacioni amerikan në Kinë ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, pasi zyrtarët e SHBA-ve raportohet se hodhën në kosh çdo send të marrë nga autoritetet kineze, përpara se të largoheshin nga Pekini me avionin presidencial Air Force One. Sipas burimeve të afërta me udhëtimin diplomatik, menjëherë para hipjes në avion, pjesëtarët e delegacionit amerikan grumbulluan të gjitha dhuratat, stemat, kartat përkujtimore dhe çdo objekt tjetër të dhënë nga pala kineze gjatë vizitës dhe i lanë në një kosh mbeturinash në aeroport. Asnjë objekt me origjinë kineze nuk u lejua të transportohej në avionin presidencial. Ky veprim konsiderohet pjesë e protokolleve ekstreme të sigurisë që përdoren nga SHBA-të gjatë vizitave në vende që konsiderohen rivale strategjike ose me rrezik të lartë...