Ambasadori iranian në Spanjë: Do të sulmojmë çdo bazë amerikane në Evropë nëse është e nevojshme

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të sulmojmë çdo bazë amerikane në Evropë nëse është e nevojshme

“Irani do të sulmojë çdo bazë amerikane në Evropë nëse është e nevojshme”, paralajmëron ambasadori i Iranit në Spanjë, Reza Zabib. Ai tha se Irani është “një vend i aftë të reagojë”. Në të njëjtën kohë, ministri i brendshëm i Spanjës urdhëroi rritjen e mbikëqyrjes dhe sigurisë në të gjithë Spanjën për shkak të kërcënimeve të mundshme. Kjo erdhi pasi Spanja refuzoi të lejonte SHBA-në të përdorte baza të përbashkëta ushtarake në territorin e saj për të sulmuar Iranin, duke bërë që SHBA-të të tërhiqnin disa avionë KC-135 nga bazat në Cadiz dhe Seville. Shkatërruesit amerikanë USS Bulkeley dhe USS Roosevelt, të cilët u nisën nga Cadiz javën e kaluar, morën pjesë në sulmet ndaj Iranit, konfirmuan SHBA-të. Top Channel