Aleatët pritet të marrin “zotime të detyrueshme” për sigurinë e Ukrainës
Zyrtarët nga më shumë se 30 shtete perëndimore – pjesë e të ashtuquajturit Koalicion të Vullnetit – që mbështesin Kievin në luftën e tij me Rusinë duan garanci të sigurisë për Ukrainën që përfshijnë “zotime të detyrueshme” për shtetin “në rast të një sulmi të armatosur në të ardhmen nga Rusia, me qëllim rivendosjen e paqes”. Një draft-deklaratë, e parë nga Radio Evropa e Lirë, nga takimi në Paris më 6 janar, që përfshirë zyrtarë dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, thuhet se “aftësia e Ukrainës për të mbrojtur veten është me rëndësi të madhe për të siguruar të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë kolektive euro-atlantike”. “Ne konfirmuam se sigurimi i sovranitetit dhe i sigurisë së qëndrueshme të Ukrainës do të jetë pjesë integrale e një...
Burimi:
kohajone.com