Alarmi i NATO, Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Alarmi i NATO, Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

“Edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë, Rusia do të vazhdojë të përbëjë një kërcënim afatgjatë për sigurinë euroatlantike“, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një konference për shtyp me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, në Berlin. Rutte theksoi se “aleatët bien dakord që presioni mbi Rusinë duhet të mbahet” dhe njoftoi se samiti i ardhshëm i Aleancës do t’i sjellë Kievit angazhime të reja. “Aleatët do të angazhohen për t’i ofruar Ukrainës ndihmë afatgjatë. Shtetet e Bashkuara mbeten të domosdoshme për mbrojtjen e Ukrainës. Evropa po e mbështet masivisht Ukrainën në aspektin e financimit, mbështetjes dhe prodhimit industrial të mbrojtjes. Mendoni për Gjermaninë, në aspektin e asaj që po bën në mënyrë bilaterale, por edhe...