Alarmi i Europol: Mund të rritet mundësia e sulmeve terroriste dhe kibernetike në BE për shkak të krizës në Iran
Kriza në Lindjen e Mesme pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e Bashkimit Evropian, me kërcënime në rritje nga terrorizmi, krimi i organizuar dhe sulmet kibernetike, ka paralajmëruar Europol . Sipas zëdhënësit të saj, Jan Orth, lufta në Lindjen e Mesme do të ketë “pasoja të drejtpërdrejta” për sigurinë e Bashkimit Evropian, duke rritur rrezikun e sulmeve terroriste, krimit të rëndë dhe të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe sulmeve kibernetike. Përdorimi gjithnjë e në rritje i Inteligjencës Artificiale për mashtrim Në një intervistë me agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, Orth tha se pret më shumë sulme kibernetike ndaj infrastrukturës evropiane dhe një rritje të mashtrimeve online, të cilat do të përdorin inteligjencë artificiale gjithnjë e më të sofistikuar dhe do të shfrytëzojnë pasurinë...
Burimi:
syri.net