Alarm nga Kievi, Inteligjenca ukrainase ka prova se Rusia po bëhet gati për sulm të ri masiv

Alarm nga Kievi, Inteligjenca ukrainase ka prova se Rusia po bëhet gati për sulm të ri masiv

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është takuar me ministrin e Jashtëm, Andrii Sybiha. Gjatë takimit, Zelensky tha se Ukraina ka të dhëna të inteligjencës që tregojnë se Rusia po përgatitet për një “sulm të ri masiv”, shkruan Sky News. “Është e rëndësishme që të gjithë partnerët tanë të dinë se çfarë po ndodh dhe që Rusia të vazhdojë të mbështetet te raketat dhe lufta e mëtejshme, jo te hapat diplomatikë. Kjo do të thotë se nevojitet presion shtesë me sanksione ndaj Rusisë dhe se zbatimi i marrëveshjeve tona të mbrojtjes ajrore me partnerët nuk mund të vonohet”, u shpreh ai. Më herët, Zelensky u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Kongresit amerikan, duke paralajmëruar se vendi i tij...