Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast të Hantavirusit të zbuluar te një pasagjer në anijen turistike MV Hondius. Pasagjeri i ishte përgjigjur një e-mail nga kompania që menaxhonte anijen, e cila i informonte pasagjerët për incidentin shëndetësor, dhe ishte paraqitur në një spital në Cyrih të Zvicrës, ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë edhe autoritetet franceze njoftuan se u identifikua një pacient i cili nuk ishte në anijen MV Hondius, e cila është në karantinë, por ishte në të njëjtin fluturim me një nga pasagjerët. Në përputhje me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (RND), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po punon me vendet përkatëse për të mbështetur gjurmimin ndërkombëtar të kontakteve për të siguruar që ata që mund të jenë ekspozuar të monitorohen dhe për të...
Burimi:
top-channel.tv