Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

Shpërthimi i fruthit në disa shtete të Amerikës ka vënë në alarm autoritetetet atje. Një zyrtar i lartë i shëndetësisë i bëri thirrje publikisht qytetarëve që të vaksinohen kundër sëmundjes. “Ju lutem, vaksinohuni”, deklaroi Dr. Mehmet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid. “Sot kemi një zgjidhje të qartë për këtë problem”, shtoi ai. Oz, i njohur si kirurg kardiak, mbrojti rekomandimet federale të rishikuara së fundmi për vaksinat, duke përfshirë edhe komentet e mëparshme të presidentit Donald Trump dhe sekretarit të shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., lidhur me efikasitetin e vaksinave. Mesazhi i Oz ishte i qartë për fruthin. “Jo të gjitha sëmundjet janë po aq të rrezikshme dhe jo të gjithë njerëzit janë po aq të ndjeshëm ndaj tyre”, tha ai...