Alarm në SHBA, autoritetet evakuojnë aeroportin e Kansasit, dyshohet për rrezik brenda ndërtesës
Autoritetet evakuuan Aeroportin Ndërkombëtar të Kansas Cityt në SHBA të dielën pas raportimeve për një “kërcënim të mundshëm” brenda ndërtesës. Menjëherë pas orës 6 pasdite, të gjitha nisjet nga aeroporti në Midwest të SHBA-së u ndaluan, ndërsa pasagjerët u panë dukshëm të shqetësuar, duke zvarritur bagazhet e tyre jashtë aeroportit dhe në pistë. FBI është në vendngjarje, ndërsa deri më tani nuk dihet se çfarë natyre kishte kërcënimi. 🚨 DEVELOPING: A serious incident at Kansas City International Airport prompted a full ground stop and the evacuation of passengers and staff, though the cause remains unknown. pic.twitter.com/wyqKtiVG9b — Breaking911 (@Breaking911) March 8, 2026 Departamenti i Aviacionit i Kansas Cityt i tha Daily Mail: “Departamenti i Aviacionit i Kansas Cityt është në dijeni të një situate në...
Burimi:
top-channel.tv