Alarm i ri për një tjetër anije turistike! Mbi 100 pacientë infektohen me norovirus në Karaibe

Alarm i ri për një tjetër anije turistike! Mbi 100 pacientë infektohen me norovirus në Karaibe

Më shumë se 100 persona në një anije turistike janë infektuar pas një shpërthimi të norovirusit, duke detyruar autoritetet të vendosin në karantinë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të prekur. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 102 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit në anijen “Caribbean Princess” kanë shfaqur simptoma gastrointestinale dhe janë izoluar nga pjesa tjetër e udhëtarëve. Anija, në pronësi të kompanisë Princess Cruises, u nis më 28 prill nga Porti Everglades në Fort Lauderdale të Floridës dhe pritet të ankorohet më 11 maj. Aktualisht ajo ndodhet pranë brigjeve veriore të Republikës Dominikane dhe parashikohet të mbërrijë në Nassau, në Bahamas. Princess Cruises konfirmoi rastet, duke deklaruar se personat e prekur kanë shfaqur “simptoma të lehta gastrointestinale”. Kompania shtoi...