Alarm i kuq dhe kaos në Sardenjë, Sicili dhe Kalabri nga cikloni “Harry”, reshje rekord dhe evakuime masive (VIDEO)
Cikloni Harry ka përfshirë Sardenjën, Sicilinë dhe Kalabrinë, duke detyruar autoritetet të shpallin alert të kuq për 24 orë. Erërat po arrijnë shpejtësi mbi 110–120 km/orë, ndërsa reshjet e dendura dhe dallgët deri në 8–9 metra po shkaktojnë përmbytje dhe dëme të shumta, veçanërisht në zonat bregdetare, ku disa familje janë evakuuar. Parashikohet që brenda 48 orëve të bien mbi 300 mm shi, sasi e barabartë me reshjet e tre muajve. Si masë sigurie, autoritetet lokale kanë mbyllur shkolla, universitete, institucione publike dhe hapësira rekreative në qytete të mëdha si Cagliari, Palermo, Catania, Catanzaro dhe Reggio Calabria. Lëvizja detare është paralizuar: tragetet drejt ishujve dhe gadishullit janë pezulluar. Në Kalabri, disa familje kanë mbetur të izoluara për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ndërsa në Sardenjë...
Burimi:
vizionplus.tv