Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding
Ish-snowboarderi olimpik kanadez, Ryan Wedding, i akuzuar si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë. 44-vjeçari mbërriti i prangosur në Kaliforni, i shoqëruar nga agjentë të FBI-së, pas ndalimit të tij në Meksikë. Sipas autoriteteve amerikane, ndaj Wedding rëndojnë akuza të rënda penale, që lidhen me drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Në një konferencë për shtyp pranë Los Anxhelosit, drejtori i FBI-së, Kash Patel, e krahasoi Wedding me figura famëkeqe si Joaquin “El Chapo” Guzman dhe Pablo Escobar. “Ryan Wedding u shndërrua nga një snowboarder olimpik në trafikantin më të madh të drogës në kohët moderne. Ai është një El Chapo i ditëve moderne. Ai është një...
Burimi:
javanews.al