Aksident fatal në Gjermani, humbin jetën 29-vjeçarja shqiptare dhe djali 3-vjeçar
Bota E Mërkurë, 25 Mars 2026 14:16 Një aksident i rëndë dhe tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin Schramberg, në Gjermani, ku kanë humbur jetën një 29-vjeçare shqiptare dhe djali i saj vetëm 3 vjeç. Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 09:00 në rrugën Oberndorfer. Një 53-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar një kamion, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për arsye ende të paqarta, duke dalë nga rruga. Kamioni fillimisht është përplasur me tre automjete të parkuara në anë të rrugës dhe më pas ka përfunduar në trotuar, ku ka goditur nënën dhe fëmijën e saj të vogël, me origjinë nga Kosova. Përplasja ka qenë fatale, ndërsa pavarësisht reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të...
Burimi:
kohajone.com