Agjentët federalë vranë shoferen në Minneapolis/ Trump flet për vetëmbrojtje, klimë e tensionuar dhe demonstrata në qytet

Agjentët federalë vranë shoferen në Minneapolis/ Trump flet për vetëmbrojtje, klimë e tensionuar dhe demonstrata në qytet

Një grua 37-vjeçare u qëllua për vdekje nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis, SHBA. Rrethanat e vdekjes së gruas janë ende të paqarta, me Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare që tha se ajo u përpoq të shtypte oficerët e ICE me makinën e saj. “Qyteti ynë ka kaluar shumë gjëra”, tha kryebashkiaku Jacob Frey, në një referencë indirekte për vdekjen e George Floyd në Minneapolis në vitin 2020. Ndërkohë, një video e incidentit u postua në New York Post dhe po bën xhiron e mediave sociale, me përfaqësuesen demokrate Ilhan Omar, distriktin e të cilit ndodhi incidenti, duke thënë se gruaja që u vra ishte një “vëzhguese ligjore” e aktiviteteve të ICE-së, duke e komplikuar më tej çështjen....