Agjentët e ICE kërcënojnë gazetarët e RAI në Minneapolis: Do thyejmë xhamin
Shtypi italian ka raportuar diten e sotme kërcënimet e marra nga një kameraman dhe një gazetar i televizionit publik Rai nga njerëz të ICE në Minneapolis. Pamjet që u transmetuan tregojnë një kameraman dhe një korrespondent nga emisioni i analizës politike “In Mezz’ora ” në një makinë duke filmuar skena në Minneapolis. Pak më tej, ndodhet një automjet i ICE, policia federale e imigracionit dhe doganave. Siç shihet në video, kameramani dhe gazetari shpejt “bllokohen” në rrugë, ndërsa një automjet i dytë i ICE-së i bashkohet atij që është përpara, menjëherë pas tyre. Menjëherë më pas, burrat e ICE-së dolën dhe iu afruan automjetit me korrespondentët e televizionit publik italian dhe shoferin e tyre, duke u kërkuar pasagjerëve të ulnin xhamin. Ata refuzuan, duke thënë...
Burimi:
syri.net