Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa operacionet vijojnë mes shqetësimeve për sigurinë në zonë. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), Arsenio Dominguez, tha se evakuimet janë kryer gjatë tre ditëve e gjysmë të fundit, por theksoi se shifrat nuk janë ende përfundimtare, pasi po verifikohen edhe tranzitet e fundit. Dominguez njoftoi se përpjekjet për evakuimin e detarëve të mbetur janë ndërprerë përkohësisht të enjten pas një sulmi ndaj një anijeje në Gjirin e Omanit. Ai theksoi se procesi do të rifillojë sapo të ketë garanci se anijet nuk do të jenë objektiv sulmesh dhe se lundrimi tregtar do të vazhdojë në mënyrë të sigurt....
Burimi:
opinion.al