Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Administrata Trump mban “fjalën”, nis publikimi i dosjeve Epstein/ Çfarë pritet të ndodhë në SHBA
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur publikimin e të ashtuquajturave “dosjet Epstein”, pas muajsh debatesh politike, presioni publik dhe përpjekjesh për të shmangur vëmendjen mbi lidhjet e Presidentit Donald Trump me financierin dhe të dënuarin për trafik seksual, Jeffrey Epstein. Publikimi vjen pasi zëvendësprokurori i përgjithshëm, Todd Blanche, deklaroi se gjatë së premtes do të bëhen publike “disa qindra mijëra dokumente”, duke lënë të kuptohet se një pjesë e materialeve mund të mbahen përkohësisht konfidenciale për arsye që lidhen me mbrojtjen e viktimave. Sipas tij, dokumente të tjera pritet të publikohen gjatë javëve në vijim. Ndërkohë, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve, të udhëhequr nga Robert Garcia dhe Jamie Raskin, kanë reaguar ashpër ndaj vonesave në publikimin e plotë të dosjeve, duke e cilësuar këtë si...