A pritet të miratojë Irani planin e SHBA?

A pritet të miratojë Irani planin e SHBA?

Presidenti i SHBA‑së,  Donald Trump,  ka lënë të kuptohet se Teherani e ka miratuar gjerësisht një plan 15‑pikësh të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës. I pyetur nëse Irani kishte reaguar ndaj propozimit të tij, Trump u përgjigj në bordin e avionit presidencial Air Force One: “Na kanë dhënë shumicën e pikave. Pse të mos e bënin?” Republikani nuk dha detaje të mëtejshme mbi të ashtuquajturat lëshime të Republikës Islamike. Sipas Presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije të ngarkuara me naftë të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Nisja do të bëhet të hënën në mëngjes dhe do të zgjasë për disa ditë, deklaroi republikani gjatë natës në bordin e avionit presidencial Air Force One. Ai tha se kjo...