A mund të shndërrohet lufta SHBA-Iran në një konflikt ‘të ngrirë’ të zgjatur?

A mund të shndërrohet lufta SHBA-Iran në një konflikt ‘të ngrirë’ të zgjatur?

Dy muaj pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndërmorën një sulm të përbashkët të befasishëm ndaj Iranit, situata mbetet e bllokuar dhe pa një zgjidhje të qartë në horizont. Negociatat mes palëve kanë ngecur, ndërsa tensionet në Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë të tronditin furnizimin global me energji. E ardhmja e programit bërthamor iranian mbetet ende e pazgjidhur, duke e bërë krizën edhe më të ndërlikuar. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, deklaroi se SHBA-të vazhdojnë të angazhohen në bisedime me Iranin, por nuk do të nxitojë drejt një marrëveshjeje të keqe. Kjo vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump dhe këshilltarët e tij të sigurisë diskutuan një propozim të ri iranian për përfundimin e konfliktit. Megjithëse një armëpushim është në fuqi që nga 8 prilli,...