A mund ta ndryshojë ‘çmimi’ Nobel pozicionin e Maria Machados në Uashington?

A mund ta ndryshojë ‘çmimi’ Nobel pozicionin e Maria Machados në Uashington?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se ka ndryshuar mendje për opozitaren venezueliane, María Corina Machado. Nga "mungesa e mbështetjes dhe e respektit për të", Trump filloi të shqyrtonte përfshirjen e saj në procesin politik në Venezuelë. A mund të jetë ndikuar kjo nga dorëzimi simbolik i Çmimit Nobel për Paqen? Ushtria amerikane, nën komandën e Trump nga Mar-a-Lago, disa javë më parë kreu një operacion ushtarak në Venezuelë, në të cilin arrestoi presidentin e saj Nicolas Maduro. Maduro është paditur nga SHBA-të për vepra penale që lidhen me drogën dhe armët . Vetëm pak muaj më parë, në tetor, opozitarja venezueliane María Corina Machado fitoi Çmimin Nobel për Paqen. Trump ka thënë shpesh se e dëshiron këtë çmim, dhe kryeministri kamboxhian Hun Manet dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu madje e...