7 trilionë $ në lojë, Sanders kërkon që fitimet e AI të ndahen me qytetarët

7 trilionë $ në lojë, Sanders kërkon që fitimet e AI të ndahen me qytetarët

Ndërsa kompanitë e inteligjencës artificiale po rriten me shpejtësi dhe po arrijnë vlera rekord në treg, senatori amerikan Bernie Sanders po propozon që një pjesë e kësaj pasurie t’i kalojë publikut. Sipas një projektligji të prezantuar prej tij, shkruan Associated Press, do të krijohet një fond kombëtar pasurie me vlerë rreth 7 trilionë dollarë, i financuar përmes një takse të jashtëzakonshme prej 50% mbi aksionet e kompanive më të mëdha të inteligjencës artificiale. Sanders argumenton se përfitimet nga revolucioni i AI nuk duhet të përfundojnë vetëm te disa korporata të mëdha, por të ndahen me qytetarët amerikanë përmes pagesave direkte dhe investimeve në shëndetësi, arsim dhe strehim. Sipas planit, kompanitë që arrijnë të ardhura vjetore prej të paktën 200 milionë dollarësh nga aktivitetet e AI do të...