40 votime për t’u pranuar/ Antonio Costa: Duhet të thjeshtojmë procesin e anëtarësimit
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, mbështeti thjeshtimin e rregullave të Bashkimit Evropian për pranimin e anëtarëve të rinj, duke thënë se blloku duhet të “përshpejtojë” procesin e zgjerimit për t’u treguar partnerëve të Ballkanit Perëndimor se është “serioz” në realizimin e aspiratave të tyre për anëtarësim në BE.Costa propozoi mënyra për të thjeshtuar metodologjinë aktuale, e cila shpesh është cilësuar si e rëndë dhe një nga arsyet e frustrimit në rajon, ku disa vende presin prej gati dy dekadash për të avancuar drejt anëtarësimit.“Aktualisht duhet të votojmë më shumë se 40 herë gjatë gjithë procesit”, tha Costa, duke shtuar se BE-ja mund të shqyrtojë mundësinë e reduktimit të numrit të vendimeve për ta bërë procesin më të shpejtë dhe më efikas.Anëtarësimi në BE kërkon...
Burimi:
ntv.al