22-vjeçari në Tajlandë i vuri flakën pyllit sepse ishte i mërzitur: Doja vetëm të argëtohesha

22-vjeçari në Tajlandë i vuri flakën pyllit sepse ishte i mërzitur: Doja vetëm të argëtohesha

Opinioni publik në Tajlandë është i tronditur nga rrëfimi i një 22-vjeçari, i cili pranoi se i vuri qëllimisht zjarrin një zone pyjore në provincën Phitsanulok, duke kërkuar pak “argëtim” sepse nuk kishte çfarë të bënte tjetër. Rojet që patrullonin pyllin Kaeng Hat Oi e vunë re të riun që lëvizte në mënyrë të dyshimtë në zonë pas raportimeve të përsëritura për zjarre. Atij iu gjet një çakmak dhe, meqenëse nuk mundi ta justifikonte praninë e tij atje, u dërgua në stacionin e policisë për t’u marrë në pyetje. Atje, 22-vjeçari rrëfeu veprimet e tij me një deklaratë çarmatosëse cinike: ” Doja vetëm të argëtohesha. Nuk kisha asgjë tjetër për të bërë dhe e vura zjarrin vetëm për të parë rojet e pyllit duke vrapuar...