22 shtete publikojnë mesazhin e përbashkët për Teheranit: Ndaloni sulmet ndaj njerëzve në territoret tona
Njëzet e dy qeveri, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australinë, Francën, Gjermaninë dhe vende të tjera evropiane, po kërkojnë që Irani t’i japë fund “sulmeve” të tij kundër njerëzve në “tokën e tyre” në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Departamenti i Shtetit. Qeveritë dënojnë “sulmet” në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi nga subjektet shtetërore iraniane kundër disidentëve iranianë, gazetarëve dhe anëtarëve të komuniteteve hebraike ose izraelite në tokën e tyre. “Republika Islamike e Iranit duhet t’i japë fund këtyre veprimeve menjëherë”, thuhet në deklaratë. Ky grup shtetesh i përbërë nga: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Australia, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Letonia, Lituania, Holanda, Zelanda e Re, Maqedonia e...
Burimi:
top-channel.tv