20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë sfidon demokracinë: Vendi nuk do të mbajë më zgjedhje
Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, ka deklaruar se vendi nuk do të zhvillojë më zgjedhje, me qëllim që opozita të mos ketë mundësi të rikthehet në pushtet. Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa kritikët e akuzojnë për konsolidim të një regjimi autoritar. “Harrojeni! Nuk do të ketë më zgjedhje këtu për ta. Nuk do të ketë më zgjedhje këtu, në mënyrë që ata [partitë e opozitës] të përpiqen të marrin qeverinë, të marrin pushtetin”, tha Ortega sipas mediave vendase të cilat ishin detyruar të merrnin pjesënë fjalim. Ortega, 80 vjeç, i cili ndodhet në pushtet që prej vitit 2007, tha se do të bashkëpunojë me parlamentin e kontrolluar prej tij për të miratuar ligje që, sipas tij, do të krijojnë një “mur”...
Burimi:
vizionplus.tv