‘2 euro për të parë Shatërvanin e Trevit’, kryebashkiaku i Romës konfirmon vendimin

‘2 euro për të parë Shatërvanin e Trevit’, kryebashkiaku i Romës konfirmon vendimin

Kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, konfirmoi se italianët dhe turistët e huaj që dëshirojnë të vizitojnë Shatërvanin e Trevit nga 1 shkurti do të duhet të paguajnë një biletë prej 2 eurosh. Vetëm banorët e kryeqytetit italian do të vazhdojnë të kenë akses falas në monument, i cili tërheq mijëra njerëz çdo ditë. Shikimi në distancë i monumentit do të mbetet falas dhe aksesi i drejtpërdrejtë do të jetë ekskluzivisht për mbajtësit e biletave, theksoi kryetari i bashkisë në një konferencë për shtyp. “Nga 1 shkurti, po prezantojmë një biletë për gjashtë vende” në kryeqytetin italian, përfshirë Shatërvanin e Trevit, tha Gualtieri. Hyrja në pesë vendet e tjera do të kushtojë pesë euro . Shatërvani i Trevit është në krye të listës për...